BSPK përkrah sindikatën e Feronikelit dhe Trainkosit
Prishtinë, 22 mars - Në mjediset e New Co Feronikeli, sot Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të New Co Feronikelit dhe me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Trainkosit.
Përfaqësuesit e Sindikatave të Pavarura, anëtare të BSPK-së, i paraqitën shqetësimet e tyre dhe shpalosën kërkesat e tyre të cilat u janë dorëzuar Partnerit Social – Qeverisë qysh në shtatorin e 2021-ës.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, i informoi përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të New Co Feronikelit dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Trainkosit se BSPK është në kontakt të vazhdueshëm me Partnerin Social - Qeverinë, dhe se çështja e punëtorëve të Feronikelit është diskutuar dhe do të diskutohet edhe në ditët në vazhdim.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, u përcolli përfaqësuesve të Sindikatës së Pavarur të New Co Feronikelit dhe përfaqësuesve të Sindikatës së Pavarur të Trainkosit përkrahjen e duhur për të gjitha veprimet e arsyeshme sindikale me qëllim të përmirësimit të mirëqenies sociale dhe të zgjidhjes së çështjeve nga marrëdhënia e punës e të punësuarve në New Co Feronikelit e në Trainkosit po edhe në gjithë Republikën e Kosovës.