06 Nëntor 2024

BSPK përfaqëson Kosovën në Kongresin e Konfederatës së Sindikatave Botërore

Prishtinë, 7 dhjetor - Kryetari i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avdi Ajdini dhe Zyrtarja për Marrëdhënie Ndërkombëtare e BSPK-së, Dafina Mehaj, janë duke qëndruar në Kopenhagë, ku  po zhvillon punimet Kongresi i IV i Konfederatës së Sindikatave Botërore-ITUC, ku po marrin pjesë më se 1200 delegatë nga 183 shtete të botës.

Në ketë konferencë BSPK-ja me pjesëmarrjen e vet  përfaqëson konfederatën e vetme sindikale të Republikës së Kosovës, ndërsa Republika e Shqipërisë përfaqësohet nga BSPSH-ja dhe KSSH-ja.

Vlen të t5gheksohet fakti së në listën për Këshillin e Përgjithshëm te  ITUC, me nr. 12 gjendet kandidatja  shqiptare Ariola Alika nga BSPSH. qe është një hap i rëndësishëm për sindikalistet shqiptarë që ta kenë një përfaqësuese të punëtorëve në Këshillin e Përgjithshëm të ITUC-es.

BSPK-ja gjithashtu pati takime pune me drejtorin e Solidarity Center me seli ne Washington, ku u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit dhe përkrahjes ndaj BSPK-se dhe shumë kryesindikalistë të vendeve të tjera më të cilat po bisedohet për aktualitetin e punëtoreve në vend si dhe mënyrën e bashkëpunimit te BSPK-se me sindikatat e vendeve të ndryshme.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)