12 Maj 2024

BSPK paraljmëron protesta kundër shitjes se PTK, KEK dhe Trepçës

Prishtinë, 16 shtator - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka bërë të ditur se nesër do t`ia dorëzoj Institucioneve te Kosovës dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, peticionin me nënshkrimet e mbledhura që kundërshtojnë privatizimin e PTK-së, KEK-ut dhe likuidimin e Trepçës. 

Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi ka thënë së këtë peticion e kanë nënshkruar  63 mijë e 539 qytetarë duke shprehur vullnetin e tyre kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike PTK, KEK dhe likujdimin e Trepçës.

Arifi i cili i’u ka bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin nismën e BSPK-së, tha se në Kuvend do të ngritët edhe një mocion, drafti i të cilit i’u është dorëzuar subjekteve politike, dhe përmes tij do të kundërshtohet forma e deritashme e privatizimit të ndërmarrjeve publike në vend.

"Nëse Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do ta marrë parasysh vullnetin e qytetarëve të shprehur në peticion, vullnetin e punëtorëve dhe sindikatave, ne si nismë e përbashkët e këtyre organizatave do të protestojmë fuqishme me datën 20 shtator për ta parandaluar nënshkrimin e kontratës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe koncersiumit Limak-Çalik për shitjen e Rrjetit të Distribucionit të KEK- ut" është shprehur Arifi.

Angazhimi i sindikatave për gjatë kësaj kohë sipas Arifit ka qenë i përqendruar për të kundërshtuar shitjen e ndërmarrjeve publike PTK-së dhe KEK-ut si dhe likujdimin e ndërmarrjes Trepça.

"Kjo protestë është e pashmangshme në rast të mos miratimit të kërkesave tonë. I bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve dhe qytetare që janë të zhgënjyer më zhvillimet ekonomike në vend të bëhen bashkë për ta parandaluar një shkatërrim të mëtutjeshëm të ekonomisë tonë."

Nismën e BSPK-së për ta kundërshtuar privatizimin e tri ndërmarrjeve publike, e ka mbështetur edhe lëvizja Vetëvendosje. Sekretari i saj, Dardan Molliqaj, i cili ishte i pranishëm në konferencë, e vlerësoi të rëndësishëm peticionin në periudhën që po kalon Kosova.

“Çdo veprim i sindikatave në çdo kohë është i rëndësishëm. Edhe pse është dashur me herët të ndërmerret një iniciativë e tillë, megjithatë, edhe tani është momenti që të jemi bashkë dhe falënderojmë BSPK që na dha mundësi të bashkëpunojmë për të mirën e vendit”, tha Molliqaj.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)