23 Dhjetor 2024

BSPK paralajmëron qeverinë për veprimet e ardhshme sindikale

Prishtinë, 2 dhjetor - Kryetari i BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli ka thirr mbledhjen e jashtëzakonshme me Federatat anëtare për të analizuar situatën aktuale dhe për të dalë me qëndrime të përbashkëta. Pas një debati konstruktiv në të cilin përfaqësuesit e Federatave sindikale paraqitën angazhimet dhe sfidat me të cilat po përballën duke përmendur edhe kërkesat e shtuara të anëtarësisë për veprime sindikale lidhur me Ligjin e pagave dhe me kërkesat tjera legjitime.

Pjesëmarrësit u pajtuan që angazhimet dhe veprimet të jenë të koordinuara dhe që Federatat ta mbështesin dhe të solidarizohen me njëra-tjetrën në çdo angazhim sindikal, por edhe në veprimet sindikale. Po ashtu u autorizua kryetari i BSPK-së që të kërkoj takim me Kryeministrin Kurti për të kërkuar që në bashkëpunim me sindikata të punohet urgjentisht në Ligjin pagave, në Ligjin për sigurimet shëndetësore dhe të këtë ndryshime në Ligjin për skemat penzionale të financuara nga shteti me qëllim që të hiqet kushtëzimi prej 15 vite përvojë pune para viteve të 90-ta dhe të gjendet një formë e pranueshme lidhur me këtë çështje.

Lidhur me protestat dhe grevat e paralajmëruara u vendos që Federatat të konsultohen me organet e tyre sindikale, ta analizojnë situatën dhe të veprohet sipas zërit të anëtarësisë duke pasur parasysh edhe vendimet e përbashkëta nga ky takim i jashtëzakonshëm i BSPK-së me Federatat sindikale anëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)