BSPK paralajmëron protesta, nëse nuk rriten pagat
Prishtinë, 14 dhjetor - Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (PSPK), Haxhi Arifi, thotë se kryeministri Isa Mustafa duhet ti respektojë zotimet e zv/kryeministrit Hashim Thaçi, për rritjen e pagave për 25 për qind për katër vitet e ardhshme.
Gjatë ditëve të ardhshme do të kemi takim me Shefin e ri të Qeverisë dhe ne do ta shfrytëzojmë dialogun. Nëse dështon dialogu atëherë spërjashtohen protestat dhe grevat, ka thënë ai.
Ne e kemi qartësuar pozicionin tonë si Sindikatë pas deklarimeve të Kryeministrit të ri sepse për vitin 2015 është premtuar nga ish-Kryeministri se do të ketë rritje të pagave për shërbyesit civilë për 25 për qind. Kurse, për katër vitet e ardhshme rritja është premtuar se do të jetë 100 për qind. Pra, për çdo vit nga 25 për qind.\"
\"Ne do të kërkojmë një takim me Kryeministrin Mustafa sepse organet tona do ti shqyrtojnë këto lëvizje dhe ne para se të dalim me qëndrim zyrtar kemi pasur takime me Federatat Sindikale se çfarë të veprojmë më tutje, ka thënë kreu i BSPK për Express.
Kryesia ka marrë vendim të dalim me qëndrim dhe sigurisht se ne do të kërkojmë dialog dhe përmbushje të zotimeve. Zotimet e dhëna nga Kryeministri i kaluar, Hashim Thaçi duhet të zbatohen sepse tash ai është Zëvendëskryeministër i Isa Mustafes. Besoj se dialogu do të jetë pika e parë e kontaktit dhe diskutimeve jo vetëm rreth ngritjes së pagave por edhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me punëtorët.
Arifi nuk i përjashtoni as protestat nëse nuk mbahet premtimi për rritjen e pagave. Ne do të shfrytëzojmë dialogun, por kur të shterët dialogu ne i kemi organet dhe mund të marrim ato vendime që nuk i dëshirojmë asnjëherë.
Ai ka thënë se do të kërkojnë takim me kryeministrin Mustafa dhe do të kërkojmë respektimin e premtimeve.
Ne kemi hequr dorë nga realizimi i disa premtimeve për shkak të rrethanave dhe kemi pasur mirëkuptim për shkak të mosngarkimit të buxhetit. Pasi të ulemi dhe do të bisedojmë. Nëse nuk realizohet ai 25 për qindëshi, sigurisht, se do të kemi pastaj edhe takime tjera me udhëheqjen tona dhe do të vendosim çka më tutje. Mirëpo, të gjitha opsionet janë të hapura, ka thënë Arifi për Express.