BSPK nuk proteston me 1 maj
Prishtinë, 30 prill - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), nesër nuk do të protestoj.
Kreu i BSPK-së, Haxhi Arifi bëri të ditur se protesta do të zhvendoset në fund të muajit maj, me qëllim të organizimit më të mirë. Ai tha se në protestën e radhës do të kërkohet punësim më i madh i të rinjve kosovarë derisa shpjegoi se nëpërmjet dialogut janë përmbushur nga Qeveria shumë kërkesa që ka pasur BSPK-ja kryesisht rreth infrastrukturës ligjore.
Ky sukses që është bërë nëpërmjet dialogut, për BSPK-në ka qenë diçka e mirë që të mos protestojmë. Vend ka gjithnjë për protesta por protestat duhet ti kanalizojmë në diçka tjetër pra jo të protestojmë tani për këto që janë realizuar. Tani ne do të kërkojmë zbatueshmërinë e këtyre plus asaj që të ngritim pak më lartë mirëqenien si pikë e parë punësimi, hapjen e vendeve të punës sepse ajo përqindje që Qeveria paralajmëron nuk është e mjaftueshme, tha ai