10 Maj 2024

BSPK nesër në protestë, kërkon ndërprerjen e privatizmit

Prishtinë, 19 shtator - Përfaqësuesit e Bashkimi të  Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në një konferencë për media kanë paralajmëruar protestë për nesër kundër privatizimit të Ndërmarrjeve Publike.

 Kryetari i këshillit organziativ të protestës, Alush Sejdiu ka theksuar se BSPK ka kërkuar ndërprerjen e procesit të privatizimit të tri ndërmarrjeve publike, Postë Telekomit të Kosovës, Distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Trepçës.

Sejdiu, tha se përmes kësaj proteste do të kundërshtohet privatizimi i këtyre ndërmarrjeve.

“Tani tendenca e privatizimit të edhe këtyre 3 ndërmarrjeve publike që kanë ngelë, duhet të ndërpritet. Ne mendojmë dhe jemi shumë të bindur se nuk është momenti i duhur për privatizim dhe do ta rëndojë edhe më tepër gjendjen e rëndë ekonomike të popullatës së Kosovës”, theksoi Sejdiu.

Nderkaq Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka thënë se privatizimi i ndërmarrjeve publike në Kosovë do të vazhdojë, në përputhje me vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pavarësisht të gjitha kundërshtimeve nga palë të ndryshme brenda apo jashtë Kosovës.

“Procesi i privatizimit nuk është vendim i një ministrie, është vendim i Kuvendit, i cili ka kërkuar proces transparent në bazë të ligjeve të cilat janë të aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe ne konform këtij vendimi jemi të përkushtuar për të vazhduar një proces të tillë. Jemi të bindur se privatizimi hap rrugë për zhvillim afatgjatë të Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)