BSPK mbështetë grevat, kërkon nga Qeveria të përmirësoj Draft Ligjin e Pagave
Prishtinë, 21 janar - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një komunikate ka mbështetë kërkesat e të gjithë sindikalistëve të federatave/sindikatave në kuadër të BSPK-së që kanë të bëjnë me Draft Ligjin e Pagave.
Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini ka deklaruar se gjatë të gjitha fazave të hartimit të këtij ligji që nga faza e hartimit të Draft Konceptit, në të gjitha konsultimet publike por edhe fazat tjera, të gjitha federatat/sindikatat kanë parashtruar kërkesat e tyre të cilat sikur të ishin marrë parasysh më kohë do të ishin marrë imputet e nevojshme për ta hartuar një ligj sa më të përshtatshëm dhe më të pranueshëm sot nga të gjithë punonjësit.
Mirëpo, si rezultat i mos shqyrtimit të duhur dhe mungesës së inkorporimit të propozimeve të sindikatave në këtë draft ligj sipas tij janë krijuar diferenca mes koeficienteve të pagesës së pagave për pozita të njëjta apo të përafërta të punës brenda sektorit publik dhe si të tilla kanë shkaktuar një pakënaqësi të madhe të punëtorët, të cilët po ndihen të diskriminuar në raport me parashikimet e rritjeve enorme të disa pozitave të punës të parapara në draft ligjin në fjalë.
Ndaj, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes kësaj komunikate kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe akterët kompetent që sa më shpejtë çështjet e adresuara nga sindikatat të zgjidhen, në të kundërtën do detyrohemi që të ndërmarrim veprime të përgjithshme sindikale në kuadër të BSPK-së për realizmin e kërkesave të punëtoreve, gjithmonë duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal dhe Ligji mbi Grevat.
Njëherit, BSPK kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa dhe të reflektoj sa më shpejtë në përmirësimin e këtyre lëshimeve në mënyrë që të mos përshkallëzohen pakënaqësitë dhe të na sjellin në një situatë kur pothuajse të gjitha profilet e punëtoreve të shërbimeve publike në vend të ndërmarrin veprime radikale të presionit sindikal.