BSPK kundërshton largimin e punëtorëve nga Aeroporti
Prishtinë, 7 mars - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) sot gjatë një konferencë për media kanë kundërshtuar vendimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për largimin e dhjetëra punëtorëve nga puna sipas të cilëve kjo paraqet shkelje ligjore dhe sindikalistët nuk janë njoftuar fare për këtë çështje.
Mosvazhdimi i kontratave të rreth 70 punëtorëve nga menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës në fillim të kësaj jave, ka nxitur reagimin e BSPK-së. Alush Sejdiu, nënkryetar i BSPK-së, njëherësh kryetar i degës së komunikacionit dhe lidhjes, ku bën pjesë sindikata e aeroportit, tha se për këtë çështje nuk janë informuar fare, ndonëse janë partnerë socialë.
Aty ka ndodhë një shkelje e ligjit, ka ndodhur një largim masiv i punëtorëve, që sanksionohet edhe me ligj pa kurrfarë arsyesh dhe pa kurrfarë kriteresh, në të njëjtën kohë ka punësime të reja.
Sejdiu tha se për këtë çështje e kanë informuar edhe kryeministrin Thaci dhe ndërkohë presin informatë nga Inspektorati i punës, nëse mosvazhdimi i kontratave është në kundërshtim me ligjin dhe në përputhje me këtë do të marrin veprime përkatëse.
Nga ana tjetër, sindikalistët mirëpresin rritjen e pagave për sektorin publik, ndonëse ende nuk dihet sa do të jetë ajo. Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi, shfaqi shpresën se do të jetë rritje e kënaqshme.
Nëse vazhdojnë rritjet e çmimeve të rrymës, e të tjera, edhe m këtë ngritje prapë do të jemi ku kemi qenë, në zero, por ne nuk e dimë sa do të jetë kjo rritje, po presim, ne kemi kërkuar rritje 100 për qind.
Ndryshe sindikalistët mirëpresin edhe zhbllokimin e shpërndarjes e 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara nga Dhoma e vecantë e Gjykatës Supreme, pavarësisht se kjo çështje sipas tyre, është vonuar shumë. Nenad Raić .