BSPK ka dëshmuar gatishmëri për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli pranoi urimet nga krerët e Sindikatave të Pavarura me rastin e zgjedhjes së tij kryetar i Kuvendit, duke vënë në pah gatishmërinë e Sindikatave për të thelluar bashkëpunimin me Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, në takim u theksuan të arriturat e BSPK-së, ligjet e miratuara që prekin drejtpërdrejtë çështjen e sindikatave, marrëveshjen kolektive, dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat.
Gjatë takimit, kryeparlamentari Veseli i falënderoi drejtuesit e sindikatës për punën e përkushtuar në proceset historike nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, në veçanti sakrificën e pakursyer të punëtorisë kosovare.
Kemi kaluar një proces të rëndësishëm historik. Këtij suksesi i ka kontribuuar shumë edhe BSPK-ja. Jemi në kontinuitet të proceseve dhe kemi dëshmuar me sukses qëndrueshmërinë e vlerave të shtetit që po ndërtojmë.\"
\"BSPK-ja ka dëshmuar pjekuri dhe gatishmëri për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve , andaj ju inkurajoj që me përkushtim të vazhdoni ti mbroni vlerat e punëtorisë kosovare, edhe në sektorin publik edhe atë privat, duke ofruar bashkëpunim të plotë, theksoi kryetari Kuvendit, Kadri Veseli.
Nga takimi doli qëndrimi i përbashkët se fryma e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të faktorëve relevant institucionalë do të çojë përpara të drejtat e punëtorëve.