BSPK-ja shënoi 20 vjetorin e grevës së 3 shtatorit 1990
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi tha se kjo grevë ishte një manifestim i fuqishëm i kërkesës unanime të punëtorëve të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
Ajo protestë ishte kundër regjimit të ushtarako-policor të Serbisë që shtypte të drejtat e punëtorëve shqiptarë dhe kundër diskriminimit brutal që bëhej në atë kohë, tha Arifi.
Mirëpo ai tha se edhe tash në vitin 2010, prapë të drejtat e punëtorëve shkelen si 20 vjet më parë. Edhe tash 20 vjet pas punëtorët e Kosovës po përballen me probleme të shumta si: largimi nga puna, vdekja në punë dhe nuk merr përgjegjësi askush, mos kthimi i 20 për qindëshit nga privatizimi, rreziku në vendin e punës, këto ishin problemet që i ceku Arifi, që sipas tij, punëtorët e Kosovës përballen.
Ai nuk harroj ta akuzoj edhe Qeverinë e Kosovës dhe Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që nuk po punojnë për të drejtat e punëtorëve të Kosovës, që sipas tij, janë ngulfatur. Sot janë interesat personale grupore, klanore dhe ne jemi të sulmuar nga të gjitha anët. Nga Qeveria, Ministria e Punës. Ne nuk jemi të politizuar.
Ai tha se edhe Këshilli Ekonomike Social (KES), është i paralizuar pikërisht prej Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Social, që sipas tij, ata janë duke e bllokuar funksionimin e këtij këshilli. Pikërisht ata nuk dëshirojnë që ky mekanizëm të funksionoj. Pse? Se ata nuk dëshirojnë të iu dalin gjërat e pista, korrupsioni, tha Arifi.
Arifi tha se arsye e mos pjesë marrjes në KES-së është se aty nuk respektohet ligji. Ne jemi që të funksionojë ligji, e jo matrapazët. Motoja e tyre (MPMS), është që KES, të mos funksionojë. Kjo është motoja e tyre, tha Arifi.
Elhami Ismajli