BSPK e pakënaqur me qeverinë, do të vazhdoj me presionet sindikale
Prishtinë, 11 shkurt - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë Ekzekutive të mbajtur me sot ka shprehë pakënaqësinë lidhur me mos plotësimin e kërkesave të BSPK-së, të parashtruara edhe më herët para Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe instancave tjera qeveritare.
Kryetari i BSPK-së, Avni Hajdini ka thënë se nga të gjitha Sindikatat e BSPK-së të përfaqësuara në Kryesinë Ekzekutive, në këtë mbledhje të jashtëzakonshme, u vendos që të vazhdohet me presionet sindikale për realizimet e qëllimeve sindikale dhe u citua se BSPK-ja nuk do të lejon që të shkelen të drejtat elementare të punëtorëve.
Andaj, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës sipas tij kërkon nga Qeveria që sa më shpejt të rregullohet Çështja e skemës pensionale, për punëtorët e larguar me dhunë nga puna gjatë të viteve të ’90, Çështja e pagës minimale në vlerën prej 250 Euro, Rritja e pagave, Çështja e rregullimit të sigurimit shëndetësorë për të punësuarait.
"BSPK-ja është e vendosur që të mos i ndaloj veprimet dhe presionet sindikale deri në realizimin e çështjeve të cituara me lartë, andaj përkushtimi i BSPK-së do të jetë maksimal për realizmin e të drejtave elementare për punëtorët e vendit", ka theksuar Ajdini.