28 Dhjetor 2024

BSPK, duhet ripërtëri marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Prishtinë, 1 prill - Rreth 170 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë në Zvicër, pësojnë nga një vendim i Qeverisë zvicerane për prishjen e marrëveshjes bilaterale për sigurimet shoqërore me Kosovën. Kjo marrëveshje ka qenë në fuqi deri në fund të marsit.

Për këtë ka reaguar sot një organizatë e sindikatave që vepron në Zvicër, UNIA dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Kjo e fundit madje ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për këtë çështje.

Haxhi Arifi, kryetar i BSPK së, ka thënë se një marrëveshje që është nënshkruar më herët, ajo nuk ekziston më dhe shteti zviceran ka pritur dhe pret që këtë marrëveshje të bëjë me shtetin tonë.

Sipas tij vështirësitë janë krijuar sepse Ministria e Punëve të Jashtme, është informuar që një kohë të gjatë për këtë problem, por nuk e ka marr parasysh.

Ai, ka theksuar se nuk është dashur të përfundoj kjo marrëveshje derisa të nënshkruhet një marrëveshje e re.

Ndërsa Osman Osmani përfaqësues i sindikatave UNIA në Zvicër, ka thënë se Qeveria zvicerane e arsyeton këtë vendim të saj të padrejtë me atë që shteti i Kosovës, i cili gjendet në ndërtim has në disa vështirësi të caktuara.

Një nga arsyet e mos vazhdimit të kësaj marrëveshje është mungesa e legjislacionit në Kosovë. Ai këtë e ka quajtur edhe si një vendim politik nga shteti zviceran.

Nga ana tjetër, Behxhet Gaqiqi, këshilltar i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se MPMS nuk është informuar me kohë për këtë problem.

Edhe Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Agim Çeku ka kritikuar institucionet e vendit, të cilat sipas tij nuk kanë treguar seriozitet në lidhje me vendimin e Qeverisë së Zvicrës që të pezullohet marrëveshja bilaterale për sigurimet shoqërore

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Agim Çeku në një konferencë për media ka shprehur shqetësimin e tij për vendimin e Qeverisë së Zvicrës që të pezullohet marrëveshja bilaterale për sigurimet shoqërore. Ai po ashtu tha se Qeveria e Kosovës nuk ka treguar seriozitet në lidhje me këtë çështje.

Me këtë vendim, sipas tij është cenuar e drejta elementare njerëzore, për të vendosur lirshëm në zgjedhjen e vendbanimit pas pensionimit. ”Qeveria e Kosovës, duhet që sa më parë të ndërmarrë hapa më serioz dhe të diskutoj me autoritetet zvicerane për çështjen e sigurimit social mes Kosovës dhe Zvicrës, sepse ndërprerja e saj shkel të drejtat elementare njerëzore”, ka pohuar Çeku.

Qeveria e Zvicrës para 10 dite ka vendosur të mos e ripërtërijë marrëveshjen për sigurimin social me Kosovën dhe kjo marrëveshje skadon më 1 prill. Në këtë mënyrë do të jenë të goditur rreth 170 mijë qytetarë të Kosovës që kanë punuar në Zvicër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)