BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit

Tiranë, 27 mars - Banka e Shqipëria ka vendosur të mos ndryshojë normën bazë të interesit në nivelin 3.75 përqind.
Gjatë prezantimit të raportit mujor të këshillit mbikqyrës së BSH-së, guvernatori Ardian Fullani inflacioni ka qënë 2.5 përqind duke pësuar rënië nga një muaj më parë dhe kushtet e përgjithshme ekonomike ka favorizuar uljen e inflacionit.
Kushtet janë të përshtatshme për ta mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit duke sjellë edhe stimujt monetar për përmbushjen e aktiviteteve monetare të vendit. Inflacioni ka qënë 2.5 përqind duke pësuar rënie nga një muaj më parë dhe kushtet e përgjithshme ekonomike ka favorizuar uljen e inflacionit. Rritja ekonomike nën potencial do të mbetet faktor kryesor për inflacionin tha Fullani.
Sipas guvernatorit Fullani konsumi dhe investimet private vuajnë nga prania e kapaciteteve të pashfrytëzuara të prodhimit dhe kushteve relativisht të shtrënguara të financimit