21 Dhjetor 2024

Bruto Produktit Vendor shënon rritje reale për 2 për qind

Prishtinë, 15 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2022, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.

BPV-ja në TM3 2022 shënon rritje reale për 2.07%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2021).

Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (12.67%); Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (8.61%); Informacioni dhe komunikimi (8.28%); Artet, argëtimi dhe çlodhja, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera (7.49%); Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (4.31%); Industria nxjerrëse dhe përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër, furnizimi me ujë, aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe rehabilitimi (2.24%); Bujqësia, pyjet dhe peshkimi (2.18%); Aktivitetet e pasurive të paluajtshme (1.38%).

Ndërsa, aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor ishin: Ndërtimtaria
(-7.78%); Administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia (-0.48%).

Ndërkaq, komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje ishin:
Eksporti i mallrave dhe shërbimeve (6.30%); Importi i mallrave dhe shërbimeve (3.87%); dhe Shpenzimet e konsumit final (2.64%).
 
Ndërsa, rënie kishte Formimi i bruto kapitalit (-2.33%).


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)