23 Dhjetor 2024

Bruto Produktit Vendor në TM2 2021 shënon rritje reale për 16.28 për qind

Prishtinë, 28 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2021, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.

BPV-ja në TM2 2021 shënon rritje reale për 16.28%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe të shërbimit ushqimor (31.9%); ndërtimtaria (27.3%); aktivitetet financiare dhe të sigurimit (16.2%); aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (10.2%); informimi dhe komunikimi (8.0%); industria nxjerrëse dhe përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër, furnizimi me ujë, aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit (6.1%); artet, argëtimi dhe çlodhja, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vetë dhe shërbimet e tjera (6.1%); bujqësia, pyjet dhe peshkimi (1.91%); si dhe administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia (2.68%).

Aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor ishin: aktivitetet e pasurive të paluajtshme (1.10%).

Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje janë: Eksporti  i  mallrave dhe shërbimeve (127%); Importi i mallrave dhe shërbimeve (53.74%); Formimi i bruto kapitalit (31.2%); dhe Shpenzimet e konsumit final (14.20%).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)