28 Dhjetor 2024

Bruto Produktit Vendo për kokë banori për vitin 2019 ishte 3 986 euro

Prishtinë, 18 shtator - Agjencia e Statistikave te Kosovës  (ASK) publikon të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për vitin 2019 sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve bazuar në ESA 2010.

BPV me çmime aktuale në vitin 2019 ishte  7 103.8 milionë Euro. Rritja reale në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018 ishte 4.94%. Ndërsa, BPV-ja për kokë banori për vitin 2019 ishte 3 986 Euro.

Rritje reale për vitin 2019 kishte në këto aktivitete ekonomike: aktivitetetet financiare dhe të sigurimit (12.1%); administrimi publik dhe i mbrojtjes, sigurimi i detyrueshëm social (9.2%); bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi (8.0%); furnizimi me energji elektrike dhe me gaz (6.5%); transporti dhe magazinimi (6.5%); shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale (6.4%); hotelet dhe restorantet (6.4%); industria përpunuese (5.3%); tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (4.3%); ndërtimtaria (3.5%); industria nxjerrëse (3.2%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (3.1%); edukimi (3.0%); furnizimi me ujë (2.6%); aktivitetet administrative dhe mbështetëse (2.5%); dhe afarizmi me pasuri të patundshme (1.1%).

Ndërsa, rënie kishte në art, zbavitje dhe rekreacion (-38.8%).

Ndërkaq, rritja reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2019 ishte te: eksporti i shërbimeve (20.8%); importi i shërbimeve (19.0%); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (9.6%); formimi i bruto kapitalit fiks (6.8%); eksporti i mallrave (3.7%): importi i mallrave (2.8%); shpenzimet e konsumit final të IJPSHESH (0.6%); dhe shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake (0.3%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)