16 Nëntor 2024

Bruto Produktin Vendor shënon një rritje për 0.22%

Prishtinë, 21 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës  (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) në baza tremujore sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe çmime të vitit paraprak.

BPV-ja në TM1 të vitit 2015 shënon një rritje reale për 0.22% në krahasim me TM1 të vitit paraprak. Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave me 26.2%; hotelet dhe restorantet me 28.2%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 2.9%.

Rënie shënuan te: bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi me -1.7%; industria nxjerrëse -7.6 %; industria përpunuese me -0.1%; furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ujë -14.1%; ndërtimtaria me -14.1%; transporti dhe magazinimi me -4.3%; afarizmi me pasuri të patundshme me -2.1%; administrimi publik me -7.9%; dhe shërbime të tjera me -17.2%.

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje veçanërisht në: shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe Institucionet Jopërfituese në Shërbim të Ekonomive Shtëpiake (IJPShESh) me 2.6 %, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak; eksporti i mallrave dhe shërbimeve me 15.0 %; dhe importi i mallrave dhe shërbimeve me 5.3 %. Ndërsa, rënie shënuan: shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me -8.7%, formimi i bruto kapitalit me 2.5%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)