02 Nëntor 2024

Bruto Produkti Vendor shënon rritje reale për 3.94 për qind

Prishtinë, 3 prill - Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) publikon “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për TM4 2019, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

BPV-ja në TM4 2019 shënon rritje reale për 3.94%, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2018).

Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit (4.85%); industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, furnizimi me ujë (4.68%); aktivitetet profesionale dhe administrative (3.94%); tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor (4.19%); ndërtimi (1.87%); administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia (4.5%); dhe bujqësia, pyjet dhe peshkimi (0.14%).

Ndërkaq, rënie reale në këtë tremujor kishte në të dhënat e aktiviteteve ekonomike: art, argëtim dhe çlodhje, si dhe aktivitetet e tjera shërbimi (-35.76%).

Kurse, BPV sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje te: shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (6.64%); eksporti i mallrave dhe shërbimeve (12.88%); importi i mallrave dhe shërbimeve (5.7%); formimi i bruto kapitalit (4.59%); dhe shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH (2.61%).

Me vlerësimin e tremujorit të katërt (TM4), sipas metodologjisë, ASK-ja jep një vlerësim paraprak për vitin 2019, i cili mbështetur në shumën e tremujorëve pati një rritje prej 4.17%, krahasuar me vitin 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)