06 Nëntor 2024

Bruto produkti Vendor shënon rritje reale për 3.5 për qind

Prishtinë, 28 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e parë 2018, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

BPV-ja shënon rritje reale për 3.5% në TM1 2018, krahasuar me TM1 2017.

Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit 10.8%; industria përpunuese 4.8 %; transporti dhe magazinimi 6.0%; tregtia me shumicë dhe pakicë 5.2%; afarizmi me pasuri të patundshme 1.8%; hotelet dhe restorantet 1.0%; bujqësia, gjuetia, pylltaria 0.7%; administrimi publik 2.6%; ndërtimtaria 9.9%; dhe furnizimi me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave 2.6%. 

Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e: industrisë nxjerrëse (-12.1%).

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në TM1 2018, krahasuar me periudhën e vitit paraprak (TM1 2017) në: eksportin e mallrave dhe shërbimeve (16.2%); formimin e bruto kapitalit (10.0%); importin e mallrave dhe shërbimeve (7.8%); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (5.2%); dhe shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese, shërbimet e ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (1.4%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)