16 Nëntor 2024

Bruto Produkti Vendor shënon rritje reale për 3.3 për qind

Prishtinë, 11 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës  (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) në baza tremujore sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe çmime të vitit paraprak.

BPV-ja në TM4 2014 shënon rritje reale për 3.3% në krahasim me TM4 të vitit 2013. Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi me 1.4%; ndërtimtaria me 5.8%; industria përpunuese me 1.8%; tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave me 6.1%; hotelet dhe restorantet me 0.8%; dhe afarizmi me pasuri të patundshme me 12.4%. Ndërsa, rënie shënuan: furnizimi me energji me

-2.3%; transporti dhe magazinimi -1.6%; administrimi publik -3.1%; shërbimet e tjera -11.3%; dhe industria nxjerrëse -0.9%.

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje, në: shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake me 3.8%; formimin e bruto kapitalit me 0.7%; eksportin e mallrave dhe shërbimeve me 33.6%; dhe në importin e mallrave dhe shërbimeve me 8.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Ndërsa, rënie kanë shënuar shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me -5.9%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

Me vlerësimin e tremujorit të katërt, sipas metodologjisë, ASK-ja jep një vlerësim paraprak për vitin 2014, i cili mbështetur në shumën e tremujorëve, pati një rritje prej 0.9%, krahasuar me vitin 2013.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)