06 Nëntor 2024

Bruto Produkti Vendor shënon rritje reale për 3.2 për qind

Prishtinë, 4 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e katërt (TM4) 2017, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

BPV në TM4 të vitit 2017 shënon rritje reale për 3.2%, në krahasim me TM4 të vitit 2016.

Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit (30.4%); industria përpunuese (7.4%); transporti dhe magazinimi (6.8%); tregtia me shumicë dhe pakicë (5.7%); afarizmi me pasuri të patundshme (4.2%); industria nxjerrëse (4.0%); hotelet dhe restorantet (3.9%); bujqësia, gjuetia dhe pylltaria (3.4%); dhe ndërtimtaria (2.6%).

Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e furnizimit me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave (22.0%).

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, në: eksportin e mallrave dhe shërbimeve (35%); importin e mallrave dhe shërbimeve (6.67%); formimin e bruto kapitalit (4.0%); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (3.5%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (0.1%).

Me vlerësimin e tremujorit të katërt, sipas metodologjisë, ASK-ja jep një vlerësim paraprak për vitin 2017, i cili mbështetur në shumën e tremujorëve, pati një rritje prej 3.74%, krahasuar me vitin 2016.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)