Bruto Produkti Vendor shënon rritje për 1.4 për qind
Prishtinë, 10 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Bruto Produktin Vendor (BPV) për TM3 2014, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.
BPV-ja në TM3 2014 shënon rritje reale për 1.4% në krahasim me TM3 të vitit paraprak.
Rritje pati në këto aktivitete ekonomike: bujqësi, gjueti, pylltari dhe peshkim, me 2.2%; industri përpunuese 1.3%; tregti me shumicë dhe pakicë, riparim të automjeteve dhe të motoçikletave 15.6%; hoteleri 0.4%; aktivitete financiare dhe sigurime 6%; afarizëm me pasuri të patundshme me 4.9%; administrim publik me 1%; dhe të tjera 0.6%.
Rritja u neutralizua nga rënia në këto aktivitete ekonomike: furnizim me energji elektrike, gaz dhe ujë me (-31.5%); transport dhe magazinim me (-9.6%); dhe industri nxjerrëse me (-7.4%).
Varësisht prej pjesëmarrjes së aktiviteteve ekonomike në strukturën e BPV-së, të gjitha këto së bashku kanë ndikuar në rritjen reale prej 1.4% të BPV-së.