Bruto Produkti Vendor shënon rënie për 2.5 për qind
Prishtinë, 25 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK) ka publikuar Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e dytë 2014 (TM2 2014), sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve bazuar në metodologjinë e ESA 2010.
Vlerësimet e BPV-së janë kryer sipas aktiviteteve ekonomike, bazuar në klasifikimin statistikor te Aktiviteteve Ekonomike të Bashkimit Evropian (NACE Rev.2) dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.
BPV në tremujorin e dytë të vitit 2014 shënon rënie reale për 2.5 për qind , krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.
Kjo rënie është e theksuar në aktivitetet ekonomike si: Furnizimi me energji elektrike, me gaz, furnizimi me ujë me (17.1 për qind ); Industria nxjerrëse me (13.5 për qind ); Ndërtimtaria me (11.8 për qind ); Transporti dhe magazinimi me (10.1 për qind ).
Rritje kishte në aktivitetet financiare dhe te sigurimit me 5.5 për qind , afarizmi me pasuri të patundshme me 4.1 për qind e tj.