13 Maj 2024

Bruto Produkti Vendor llogaritet të jetë 2.650 euro për kokë banori

Prishtinë, 1 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përpiluar të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për vitët 2004-2011, me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstantë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se Bruto Produkti Vendor (BPV) në Kosovë sipas shifrave të fundit llogaritet të jetë 4.776.1 milionë euro.

BPV në Kosovë për vitët 2004-2011 është rritur në vlerën prej 2,911.8 në 4,776.1 milion euro. BPV për kokë1 banori është rritur prej 1,813 euro në vitin 2004 , në 2,650 euro në vitin 2011.

BPV për kokë banori në vitin 2011 llogaritet të jetë 2.650 euro. Këto shifra janë publikuar nga kalkulimet e numrit të popullsisë të cilat janë kryer në bazë të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, duke shtuar edhe numrin e popullsisë për tri komunat veriore.

Në bazë të këtyre shifrave Kosova radhitet e fundit në rajon dhe Evropë. 
 
“Konsumi Final i ekonomive shtëpiake merr pjesë me 88.4 për qind në BPV për vitin 2011, deri sa në vitin 2010 kishte një pjesëmarrje prej 89.1 për qind të BPV-së. Formimi i bruto kapitalit ka kontribuar me 32.1 për qind në BPV në vitin 2011. Shpenzimet e qeverisë së përgjithshme në 2011 kanë përfaqësuar 16.2 për qind të BPV-së”, thekson ASK në raportin e saj.

Norma reale e rritjes së Bruto Produktit Vendor (BPV) në Kosovë ishte 4.5% në vitin 2011 në krahasim me vitin 2010.

Konsumi final i ekonomive shtëpiake është komponenti kryesor i Bruto Produktit
Vendor me qasjen e shpenzimeve dhe paraqet shpenzimet e ekonomive shtëpiake
rezidente, me qëllim të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të tyre për mallra dhe shërbime. Kjo nuk nënkupton vetëm mallrat dhe shërbimet e paguara direkt, por gjithashtu

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)