18 Nëntor 2024

Bruto Produkti Vendor arrin në 5 miliardë e 326.6 milionë euro

Prishtinë, 12 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për vitet 2008-2013, me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante. 

Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi, falëmnderoi të gjitha organizatat ndërkombëtare, e veçanërisht Fondin Monetar Ndërkombëtar për ndihmën e dhënë Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Po ashtu, ai falënderoi edhe mediat dhe stafin e ASK-së për kontributin e tyre dhënë për nxerrjen e BPV-së në Kosovë.

Më pastaj, Krasniqi tregoi për rezultatet e BPV-së të dala nga ky publikim, konkretisht për vlerën e BPV-së nga vitit 2008-2013 e cila arriti në 5 miliardë e 326.6 milionë euro në vitin 2013 krahasuar me vitin 2008, ku ishte 3 miliardë e 882.8 milionë euro.

Ndërkohë që, BPV-ja për kokë banori për vitin 2013 arriti në 2935 euro krahasuar me vitin 2008 ishte 2258 euro. Ndërkaq, norma reale e rritjes së BPV-së në Kosovë ishtë 3. 4% në vitin 2013. 

Për detaje lidhur me të dhënat e BPV-së foli drejtori i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare, Ilir T. Berisha, i cili shpjegoi në hollësi rritjen reale për vitin 2013, e cila u ndikua nga: rritja e shpenzimeve te Konsumi Final i Ekonomive Shtëpiake (KFESh); rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve dhe rënia e importit të mallrave dhe shërbimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)