Bruto Prodhimi i Brendshëm i Rusisë është zvogëluar me 3,7 për qind
Moskë, 3 prill - Bruto Prodhimi i Brendshëm i Rusisë (BPB) i Rusisë është zvogëluar me 3,7 për qind në vitin 2015, duke qëndruar në 80,8 trilionë rubla (rreth 1,2 trilionë dollarë), njoftoi Shërbimi Federal Shtetëror i Statistikave.
Ekonomia ruse, që u rrit me 0,7 për qind në vitin 2014, është vënë në vështirësi vitin e fundit për shkak të rënies së çmimit të naftës, eksporti kryesor për Rusinë, dhe zhvlerësimit të fuqishëm të rublës.
Por edhe një luftë sanksionesh të ashpra me Perëndimin për konfliktin në Ukrainë ka rënduar gjithashtu ekonominë ruse, ndërsa nga ana tjetër embargoja e Rusisë ndaj importeve bujqësore të Perëndimit ka ndihmuar ndjeshëm sektorin e brendshëm.
Në fakt sektori bujqësor u rrit me 3,1 për qind në vitin 2015, rritja më e lartë se çdo sektor tjetër i industrisë ruse.