Brukseli pro rikapitalizimit të bankave spanjolle
Bruksel, 27 korrik - Komisioni Evropian e gjykoi rikapitalizimin e bankave spanjolle konform rregullave evropiane për ndihmat e Shtetit dhe do ta miratojë deri në fund të vitit.
''Mbrojtësi i konkurrencës në Evropë, Komisioni Evropian theksoi se ky plan është konform rregullave për ndihmat e Shtetit për bankat në periudhë krize'', theksoi komisioni në një komunikatë.
Përveç të tjerash, deviacionet e shkaktuara nga rikapitalizimi i bankave do të minimizohet nga masat për limitimin e disa rikompensimeve.
Bankat, që do të përfitojnë nga një injektim i kapitalit, duhet të paraqesin një plan ristrukturimi duke treguar se si do të jenë të vlefshme kur nuk do të kenë mbështetje publike'', nënvizoi Komisioni.
"Plani i rikapitalizimit është etapa e parë për aplikimin e memorandumit që do të aplikohet. Me këtë program, sektori financiar spanjoll do të rindërtohet në baza më të shëndetshme'', konfirmoi komisioneri evropian i ngarkuar me Konkurencën, Joaquin Almunia, cituar në një komunikatë.