Brukseli paraqet planin anti-krizë për bankat
Bruksel, 21 tetor - "Asnjë bankë nuk duhet të jetë aq e madhe apo e shtrirë sa të falimentojë".
Kështu ka deklaruar komisioneri i BE për Shërbimet Financiare, Michel Barnier, i cili ka paraqitur në Bruksel propozimet për parandalimin dhe menaxhimin e krizave financiare.
"Kjo bëhet duke ulur në minimum rreziqet e përhapjes, që mund të sjellin në rrënimin e tërë sistemit", ka pohuar Barnier.
Plani anti-krizë i Komisionit parashikon ndër të tjera detyrimin për të gjitha institucionet e mbikëqyrjes që të përgatisin plane rimëkëmbjeje.