Brukseli financon piken kufitare mes Kosovës e Maqedonisë
Prishtinë, 5 prill - Ambasadori i Bashkimi Evropian, Peter Sorensen vizitoi sot komunën e Likovës, banorët e së cilës kanë kërkuar strehim dhe ndihmë nga shtetet evropiane.
Në një takim me kryetarin e Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, ai i ka premtuar se, Brukseli zyrtarët do të sponsorizojë hapjen e vendkalimeve kufitare mes fshatrave Tanushë-Debëllde dhe tjetri mes fshatrave Bellanoc-Stançiq, që lidhin Kumanovën me Gjilanin.
“Biseduam për çështje ekonomike në komunën tonë. Njoftuam ambasadorin e BE-së,Peter Sorensen, për mundësinë e hapjes së pikave kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë si dhe mes Maqedonisë dhe Serbisë. Ambasadori na premtoi se do të lobojë seriozisht për hapjen e vendkalimeve kufitare, dhe se ky projekt që do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të këtij rajoni, do të sponsorizohet nga Brukseli zyrtarë”, theksoi Duraku, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ai shtoi se, hapja e këtyre vendkalimeve kufitare ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe në veçanti për banorët në të dyja anët e kufirit.
Përfaqësuesit e BE-së disa herë kanë potencuar se me hapjen e vendkalimeve kufitare do të mundësohet qarkullimi i lirë i mallrave, shërbime, ideve dhe personave dhe se kjo do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të këtij rajonit të krizës.
Edhe pse Kosovën e kanë vetëm 10 kilometra larg, banorët e Likovës për të shkuar atje bëjnë prej 200 deri në 300 kilometra rrugë.