Brodi i Ujësjellësit Prishtina fton Ambasadën Britanike në rekrutimin e pozitave të larta
Prishtinë, 8 prill - Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në mbledhjen e I-rë të jashtëzakonshme, të mbajtur dje ka trajtuar me kujdes çështje të ndryshme që ndërlidhen me veprimtaritë dhe performancën e përgjithshme të ndërmarrjes.
Pas pranimit dhe trajtimeve të materialeve dhe Raporteve të ZKA-së dhe raporteve të Zyrës së Auditorit të Brendshëm dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrje Publike (LNP), ka marë masa ndaj disa zyrtarëve të lartë të cilët nuk kanë qenë në nivel të detyrës dhe si rrjedhojë i kanë shkaktuar përformancë jo të mirë Kompanisë.
Andaj bordi i përkohshëm duke u mbështetë në kompetenca të tyre që ju jep ligji në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme ka ndërprerë kontratën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, kontratën Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv dhe ka liruar nga detyra Ushtruesin e Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv.
Bordi gjatë kësaj mbledhje ka caktuar ushtruesit e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit,
Bordi po ashtu ka shpallur konkurs për rekrutimin e pozitës së Kryeshefit Ekzekutiv, dhe Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, kurse për pozitën e Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv mbetet që Bordi i Drejtorëve të shqyrtoj edhe njëherë nevojën për të pasur një pozitë të tillë në Ndërmarrje.
Njëherit në këtë mbledhje Bordi u ka bërë ftesë shoqërisë civile dhe Ambasadës Angleze që të marrin pjesë në procesin e rekrutimit të këtyre pozitave për të siguruar një profesionalizëm dhe transparencë të plotë të këtij procesi.
Bordi i Përkohshëm do të vazhdojë që të trajtoj me kujdes të shtuar funksionet vitale të kompanisë për t’u siguruar që të ketë një furnizim të rregullt dhe të sigurt për qytetarët dhe të përmirësojë përformancën e saj.