Britania pret rimëkëmbje ekonomike në 6 mujorin e dytë
Londër, 18 gusht - Guvernatori i Bankës Qendrore të Britanisë së Madhe, Mark Carney deklaroi të dielën se në 6 mujorin e dytë të vitit pritet rimëkëmbje e ekonomisë.
Në një intervistë për \"Sunday Times\", Carney tha se tendenca e rritjes ekonomike në vend po vazhdon me hapa të shpejtë.
Ndërkohë ai paralamëroi se perspektiva ekonomike përballet me sfida, si niveli i lartë i borxheve të familjeve angleze, dobësia ekonomike në Eurozonë, që është partneri më i madh tregtar i Anglisë, të cilët mund të ndikojnë në ndaljen e rimëkëmbjes ekonomike.
Banka Qendrore e Anglisë në raportin e e inflacionit për 3 mujorin e parë të vitit parashikon që vitin e ardhshëm rritja ekonomike të jetë 3.5% ose 3.0%.
Në raport parashikohet që deri në fund të këtij viti niveli i punësimit në vend të jetë nën 6%.