Britania përkrah projektin e rritjes se punësimit te rinjve
Prishtinë, 31 korrik - Britania e Madhe do te përkrah punësimin e te rinjve te shkollave profesionale te agrobiznesit ne sektorin privat por edhe punësimin e te rinjve ne përgjithësi ka deklaruar sot ambasadori i Britanisë se Madhe ne Kosovë, Ian Cliff.
Ne ceremoninë e nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Ambasadës Së Britanisë së Madhe në Kosovë kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu theksoi se kjo paraqet zhvillimin e një partneritetit të mirëfilltë i cili ka rendësi si ne aspektin intern ashtu edhe në atë ekstern.
Në aspektin ekstern është e rëndësisë së veçantë se po forcohet një urë e bashkëpunimit në mes të Britanisë dhe Kosovës dhe është një partneritet substancial por në të njëjtën kohë është edhe bashkëpunimi intern me MBPZHR dhe me MASHT dhe me shoqërinë civile që është po ashtu një garancë e përshpejtimin të proceseve integruese, tha Gërxhaliu.
Ai theksoi se Kosova ka një popullatë të re dhe ngritja e kapaciteteve te tyre është nevoje imediate, pasi qe investimet ne industri të rëndë janë shumë të mëdha dhe mbetet të orientohemi ne bujqësi dhe ne përpunim të produkteve bujqësore.
Ne këtë drejtim duhet te falënderohet dhe ministri Stavileci për angazhimin dhe kontributin e dhënë për të promovuar dhe për të përmirësuar imazhin e bujqësisë në Kosovë e them këtë bazuar në faktin se vërtet hapësira e vetme ku mund të krijohet perspektiva për të rinjtë është forcimi i këtij sektori me qëllim të krijimin të vendeve të reja të punës. Mirëpo, në të njëjtën kohë është e rëndësishme edhe forcimi i raporteve me Ministrinë e Edukimit se kurikulumet dhe të gjitha këto duhet te jenë të harmonizuara, tha ai.
Ai theksoi se nuk beson që mund të zgjidhet papunësia në Kosovë duke studiuar gjithë, por duhet vërtet të jemi te orientuar ne segmente të caktuara ose në sektorë të caktuara dhe besoj që në këtë drejtim mbështetja nga Qeveria Britanike do të jetë më se e mirëseardhur.
Gërxhaliu tha se Kosova në rrugëtimin e vet duhet ti forcojë katër E-të ,Evropa,Edukimi ,Ekonomia dhe e katërta ambientalizmi dhe besoj që projekte të tilla do ta përshpejtojnë këtë proces dhe dua të besoj që ky është një hap i parë i një rruge të gjatë që do ta kemi bashkërisht me Qeverinë Britanike por në të njëjtën kohë e tëra kjo nuk mund ta ketë efektin e vet nëse nuk forcohet edhe më tepër bashkëpunimi ne mes të institucioneve vendore për çka i falënderojë të pranishmit.
Ambasadori Ian Cliff tha se Britania e Madhe do te vazhdoj te përkrah Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian dhe theksoi se ne këtë drejtim është shumë më rëndësi bashkëpunimi i mëtutjeshëm me Odën Ekonomike, Ministrin e Arsimin dhe sidomos me Ministrinë e Bujqësisë.
Arsyeja pse e them këtë është se bujqësia është e rëndësisë kyçe për këtë vend e them këtë sepse ka mundësi të mira bujqësore në Kosovë dhe të gjithë e dimë se shumica e ushqimeve importohen dhe e them këtë se ne Evrope sektori i bujqësisë është nder me te rëndësishmit dhe siç tha edhe kryetari i Odes Kosova ka shume te rinj por mundësitë për tu punësuar janë te limituara dhe bujqësia është një sektor i cili duhet te sjell njerëz te rinj ne vende te punës dhe besoj se mund ta them se ne Kosove ka një problem qe te rinjtë nuk e shohin bujqësinë si një sektor kull apo interesante. Kjo paraqet kontrast me Britaninë ku bujqësia është shumë interesante për të rinjtë dëshirojnë të shohin se si familja mbretërore merret me bujqësi dhe mendojnë se është shumë interesante shume kull.
Ambasadori Ian Cliff tha se është shumë me rëndësi që të krijohen lidhje te forta ne mes te sektorit te shkollave profesionale si dhe sektorit te bujqësisë që të rinjtë të shtojnë interesimin për këtë sektor .
Këtë projekt Ambasada Britanike do ta mbështes me 60 mijë euro si dhe OEK ut kontribuon për ta implemetuar këtë projekt ne vlere prej 12 mijë euro. Ky projekt do te fokusohet për të parë nevojat e këtyre shkollave dhe të rinjve, tha ambasadori Cliff .
Blerand Stavileci, ministër i bujqësisë,pylltarisë dhe zhvillimit rural tha se ky projekt ndoshta më së miri i prek tri pikat më të rëndësishme që lidhen edhe drejtpërdrejt me sektorin e bujqësisë.
\"Po flasim për tri elemente që unë do te thosha asete qe ndërtojnë ne trekëndësh te rëndësishëm pra të rinjtë edukimi i tyre dhe punësimi në sektorin e bujqësisë, tha ministri Stavileci.
Nehat Mustafa zëvendës ministër ne MASHT tha se qe nga viti 2008 qeveria e Kosovës njërin ndër prioritetet e saja e ka pasur zhvillimin e arsimit dhe vëmendjen me te madhe i ka kushtuar reformimit te arsimit profesional.
Ne këtë rast kemi treguar një vendosmëri qe te orientohemi ne zhvillimin e profileve te reja te cilat kane te bëjnë me drejtimet e agrobiznesit ne fushën e agrobiznesit. Kemi ata partneret tanë tradicional qe e kane ndihmuar arsimin siç është qeveria norvegjeze pastaj qeveria daneze dhe ne këtë rast shprehi kënaqësinë tone qe tani po kyçet si një partner i yni ne këtë drejtim edhe qeveria e Britanisë se Madhe, tha zëvendës ministri Mustafa .