08 Nëntor 2024

Britania paraqet planin e parë buxhetor pas daljes nga BE-ja

Londër, 21 nëntor - Britania paraqiti planin e saj të parë buxhetor pas votimit për largimin nga Bashkimi Europian.

Plani synon përgatitjen ndaj sfidave pas \"Brexit\" dhe të ndihmojë familjet në vështirësi. Për këtë ka folur ministri britanik i Financave, Philip Hammond.

\"Duhet të ruajmë kredibilitetin tonë. Kemi një borxh të madh dhe një deficit të konsiderueshëm në vend prandaj duhet ta përgatisim ekonominë për atë që e pret. Dua të them që ekonomia po përballet me sfida, por kemi hapësira për t\'i menaxhuar këto sfida të papritura në vitet e ardhshme. Ajo që është më e rëndësishmja, duhet të përmirësojmë produktivitetin e ekonomisë sonë për të konkurruar në botë.\"

Sipas Thesarit, Hammond do të shpallë 1.3 miliardë paundë shpenzime të reja për rrugët, si pjesë e planeve të tij, së bashku me bisedimet dyvjeçare për largimin nga BE-ja, që nis në fillim të vitit të ardhshëm.

Hammond shtoi se bisedimet do të përqëndrohen tek rregullimet pas largimit të Britanisë nga BE-ja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)