Britania paralajmëron Greqinë për pasojat ekonomike
Londër, 11 shkurt - Ministri i financave të Anglisë ka paralajmëruar Greqinë për pasojat me të cilat do të përballet Greqia në rast se ky vend veprim me përllogaritje të gabuara ekonomike, George Azburn tha se është e qartë që rreziqe të mëdha kërcënojnë ekonominë e botës, Britanisë dhe të Greqisë dhe këto rreziqe shtohen nga dita në ditë.
Nëse Greqia bën përllogaritje të gabuara pasojat në ekonominë e saj do të jenë shumë të rënda.
Ndërkohë qeveria e re greke kërkon të bindë partnerët e evropianë për rishikimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga qeveria e mëparshme, por ka hasur në refuzimin e prerë të Berlinit, që i ka kërkuar drejtuesve të rinj grekë që të vazhdojnë me rrugën e reformave shtrënguese dhe të bashkëpunojnë me Trojkën, që Syriza e refuzon.
Palët do të përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët të mërkurën, në mbledhjen e Ministrave të Financave të Eurozonës, ku ai grek, Yanis Varoufakis do të paraqesë planin grek për çështjen e borxhit.
Ajo që synohet nga Athina është arritja e një marrëveshjeje lidhëse me afat deri më 31 gusht të këtij viti, ku do të përfshihen 70 përqind e reformave ekzistuese, ndërsa 30 përqind e masave të konsideruara toksike për shoqërinë nga radikalët e majtë të zëvendësohen me 10 reforma të reja.
Ky do të jetë propozimi i Greqisë për partnerët europianë dhe nëse refuzohet edhe ky, nga Athina aleati i Syriza-s në qeveri paralajmëroi planin B.