Britania optimiste për rimëkëmbjen ekonomike
Londër, 30 gusht - Dhoma Britanike e Tregtisë rriti ndjeshëm parashikimet për rritjen ekonomike të vitit 2013, duke parashikuar tashmë që ajo të jetë 0,4 për qind më e lartë se pritshmëritë e mëparshme, në 1,3 për qind.
Lobi i biznesit britanik pret që rimëkëmbja ekonomike të jetë edhe më e fuqishme në dy vitet e ardhshme, kur parashikon një rritje prej 2,2 për qind dhe 2,5 për qind.
Megjithatë, ekonomia e tretë më e madhe europiane vazhdon të jetë e kërcënuar nga faktorët e jashtëm, sidomos nga kërcënimi i krizës së Eurozonës, ngadalësimi ekonomik i Kinës dhe konflikti në Lindjen e Mesme.
\"Nuk jemi ende në gjendje që të kemi një optimizëm të tepruar\", deklaroi eksperti ekonomik i \"BBC\", John Longëorth.
\"Në vitet e fundit kemi pasur disa herë sinjale të rreme dhe pavarësisht se baza e rritjes këtë herë duket më e fuqishme, duhet të kemi parasysh që vetkënaqësia mund të na shkaktonte surpriza të pakëndshme\", shtoi Longëorth.
Ekonomia e Britanisë është e tretë më e madhe në Europë pas Gjermanisë dhe Francës, vlerësuar në shumën totale të Prodhimit të Brendshëm Bruto të 2012-s.