17 Nëntor 2024

Britania nuk do t'i paguajë 2.1 miliardë euro shtesë BE-së

Londër, 25 tetor - Kryeministri britanik David Cameron ka kundërshtuar me forcë kërkesën që vendi i tij t\'i japë BE-së 2.1 miliardë euro shtesë.

Cameron këmbëngul se Britania nuk do ta paguajë këtë shumë në një kohë të trysnisë gjithnjë në rritje në vend për t\'u larguar nga BE-ja.

Komisioni ekzekutiv i BE-së është shprehur se kërkesa ka ardhur nga fakti që ekonomitë e disa vendeve, si Britania, janë rritur më shumë sesa pritej në fillim të vitit.

Shifrat zyrtare të premten treguan se rimëkëmbja ekonomike e Britanisë po vazhdon, pavarësisht gjendjes jo të mirë të ekonomisë botërore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)