Britania nuk do ta jap para për FMN për të shpëtuar euron
Londër, 19 janar - Kryeministri britanik, David Cameron ka bërë të ditur se Britania e Madhe është gati të rrisë ndihmën në Fondin Monetar Ndërkombëtar për të mbështetur vendet në vështirësi, por jo për të shpëtuar euron.
\"FMN-ja duhet të japë për vendet dhe jo për monedhën\", deklaroi Kryeministri Cameron, duke konfirmuar qëndrimin e vendit të tij në samitin e G20, që u zhvillua në nëntor në Kanë.