Britania mund të paguajë 40 miliard Euro për Brexit-in
Mediat vendëse, duke cituar burime zyrtare raportojnë se zyrtarë të lartë britanikë janë të mendimit se kjo është e vetmja mënyrë për vazhdimin e negociatave të shkëputjes(BREXIT).
Më herët flitej për një shumë prej 60 miliard Eurosh, me të cilën Britania dëshironte të zgjidhje detyrimet financiare ndaj BE-së, para nisjes së bisedimeve për çeshtje të tjera, ndër të cilat marrëveshjen e ardhëshme në fushën e tregtisë.
Qeveria britanike nuk ka deklaruar ende qëndrimin zyrtar për sa i përket shlyerjes së detyrimeve financiare, lidhur me Brexit-in.
Ndërkohë zyrtarë të BE-së janë shprehur se pagesa nuk është një ndëshkim për shkëputjen e Britanisë nga Unioni, por thjesht një çeshtje detyrimesh.