16 Janar 2025

Britania merr kryesinë e G8-së

Londër, 4 janar - Britania e madhe ka marrë përsipër kryesinë e radhës së Grupit G 8 që përbëhet nga 8 vendet me ekonominë më të madhe në botë.

Në këtë kontekst, përpara samitit G-8 që do të organizohet në Irlandën e Veriut rreth datave 17-18 qershor, në datat 10-11 prill pritet të takohen në Londër ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të G 8-ës; Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri i Anglisë, David Cameron, lidhur me pritjet për kryesinë e radhës, u dërgoi nga një letër liderëve të vendeve të G 8-ës. Në këtë letër ai thoshte se ata do t’i japin përparësi ekonomisë globale, rritjes ekonomike afatgjatë, krijimit të vendeve të reja të punës dhe stabilitetit ekonomik.

Samiti i Kryetarëve të Vendeve të G 8-ës, do të realizohet në rajonin Fermanagh (Fermana) në Lough Erne Golf Resort

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)