16 Janar 2025

Britania kundër propozimeve për buxhetin e BE-së

Bruksel, 23 nëntor - Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka kritikuar propozimet për buxhetin e BE-së, të cilat po të diskutohen në samitin e udhëheqësve të unionit që zhvillohet në Bruksel.

“Nuk jam i kënaqur aspak me propozimet e fundit buxhetore. Këto janë negociata shumë të rëndësishme. Në kohën kur po marrim vendime të vështira në vendin tonë, mbi shpenzimet publike, do të ishte gabim, është gabim, që të ketë propozime për rritjen e shpenzimeve në BE. Andaj ne do të zhvillojmë negociata shumë të vështira për një marrëvehsje të mirë për taksapaguesit bitanikë dhe për taksapaguesit evropianë”,tha kryeministri David Cameron.

Britania dhe kontribuesit tjerë kryesore bëjnë thirrje për shkurtime për t’iu përshtatur  reduktimeve që i kanë bërë në shpenzimet e tyre kombëtare.

Anëtarët më të varfëra të bllokut, siç është Polonia dhe vende të tjera ish-komuniste, kërkojnë që buxheti për 2014-2020 të mbahet në nivelet aktuale apo edhe të rritet. 

Franca është kundër shkurtimeve të propozuara në subvencionet bujqësore, ndërsa evndet e Evropës Lindore kundërshtojnë reduktimin në financimin e përmirësimit të infrastrukturës, të njohur si shpenzime kohezioni.

Për kohezion shpenzohen rreth 32 për qind të shpenzimeve totale, ndërsa për bujqësi  37.5 për qind. Drafti është hartuar nga Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, i cili bëri shkurtime në planin fillestar të Komisionit Evropian. Negociatat në Bruksel do të vazhdojnë të premten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)