12 Maj 2024

Britania kërcënoi se do të vendos veton për buxhetin e BE

Londër, 8 tetor - Kryeministri britanik, David Cameron kërcënoi se do të vendoste veton për buxhetin e Bashkimit Evropian duke theksuar për gazetën \'\'The Sunday Telegraph\'\' se nuk do të toleronte përpjekjet skandaloze për rritjen e buxhetit të BE-së.

Në një intervistë të publikuar disa orë para hapjes të kongresit të përvitshëm të partisë së tij konservatore në Birmingham, Cameron deklaroi se do të bllokonte buxhetin nëse nuk do të ishte konform interesave të britanikëve.

Ai shtoi se i konsideronte si skandaloze përpjekjet për rritjen e buxhetit të Bashkimit Evropian gjatë negociatave të ardhshme për periudhën 2014-2020.

David Cameron sugjeroi një reflektim me qëllim që 27 shtetet anëtare të BE-së të vendosin dy buxhete të ndara, një për 17 vendet e zonës euro dhe i dyti për 10 vendet e tjera duke përfshirë dhe Britaninë e Madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)