25 Dhjetor 2024

Britania huazon 19.1 miliardë paund

Londër, 20 mars - Qeveria e Britanisë së Madhe huazoi 19.1 miliardë paund në shkurt të vitit 2021.

Zyra e Statistikave Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar (ONS) publikoi të dhënat e shkurtit 2021 mbi financimin e sektorit publik. Sipas kësaj, qeveria britanike huazoi 19.1 miliardë paund në shkurt dhe u regjistrua si borxhi më i lartë në shkurt që nga viti 1993.

Në deklaratën e ONS thuhet se huamarrja në vend në muajin shkurt 2021 u rrit me 17.6 miliardë paund krahasuar me të njëjtin muaj të vitit më parë.

Borxhi publik i Britanisë, duke përjashtuar bankat publike, arriti në 278.8 miliardë paund në periudhën e fillimit të vitit tatimor që nga prilli 2020 deri në fund të shkurtit të këtij viti ndërsa borxhi publik i vendit u rrit në 2.13 trilionë paund.

Sekretari britanik i Financave, Rishi Sunak për BBC tha se "COVID-19 shkaktoi një nga goditjet më të mëdha ekonomike që ky vend është përballur deri më tani".

Ekonomistja Ruth Gregory nga "Capital Economics" me qendër në Londër tha se: "Shifrat e sotme janë mjaft të frikshme, por është e rëndësishme të merret parasysh edhe ekonomia. Sekretari i Financave, Sunak po bën gjënë e duhur për të vazhduar mbështetjen e ekonomisë".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)