Britania frikësohet nga recensioni
Londër, 1 nëntor - Të dhënat e Zyrës Britanike të Statistikës treguan se Prodhimi i Brendshëm Bruto, në tremujorin e tretë u rrit me 0.5 për qind i mbështetur nga fitimet më të mira në 4 vite të sektorit të shërbimeve dhe të industrisë financiare. Në tremujorin e dytë, Britania regjistroi rritje me 0.6 për qind.
Megjithatë të dhënat u shoqëruan nga komentet që thonë se ekonomia e Britanisë është në prag të recesionit, pavarësisht vlerës pozitive dhe përmbi parashikimet që u raportua.
Sektori i shërbimeve dhe industria e financave, në tremujorin e tretë, u rritën me 0.8 për qind secila. Në total sektori i shërbimeve kontribuoi me 0.7 për qind në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Prodhimi industrial u rrit me 0.5 për qind, manifaktura me 0.2 për qind, ndërsa ndërtimi ra me 0.6 për qind.
Të dhënat konfirmojnë si vendim të drejtë, paketën e dytë të stimulit sasior të ekonomisë prej 75 miliardë paund, që miratoi në muajin tetor Banka e Anglisë.
Pas këtij vendimi, politikë-bërësit monetarë në Britani paralajmëruan se kriza europiane e borxheve mund të shkaktojë recesion.