16 Nëntor 2024

Britania e Madhe vazhdon te mbështesë Kosovën

Prishtinë, 23 prill - Ambasadori i ri i Britani se Madhe ne Kosove, Ruairi O ‘ Conell ka deklaruar sot se vendi i tij do te vazhdoj te mbështes Kosovën ne te gjitha lëmenjtë dhe veçanërisht ne lëmine e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik.

Gjate takimit te pare njoftues me kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ambasadori O’ Connell ka thënë se është koha kur bashkërisht duhet te orientohemi ne drejtim te zhvillimit ekonomik.

“Kosova ka kaluar fazën e tranzicionit dhe duhet vërtet te behet me tepër ne zhvillimin ekonomik. Unë premtoj se ne mandatin tim do te beje çmos qe këto synime te realizohen dhe do te jam një zë i fuqishëm karshi institucioneve vendore qe te luftohen dukuritë negative dhe vërtetë përmes luftës kundër dukurive negative te përmirësohet ambienti i te berit biznes”.

Ambasadori O’ Connell tha se do te angazhohen që në një të ardhme të afërt t; ketë sa me shume biznese nga vendi i tij ne Kosove.

“Rrugëtimi i Kosovës drejte familjes evropiane duhet te jete i përqendruar jo vetëm në dimensionin politik por edhe në atë ekonomik”, përfundoi ambasadori britanik.

Kryetari Gërxhaliu duke i uruar mirëseardhje ambasadorit O’ Connel tha se pa mëdyshje  Britania e Madhe është njeri nder partneret me strategjike te proceseve ne Kosove dhe shprehu falënderimin e OEK-ut për kontributin e këtij shteti mik.

“Është koha kur bashkërisht duhet te drejtohemi ka zhvillimi ekonomik dhe prioritet i prioriteteve te jete ekonomia. Qe te kemi efektet pozitive ne ketë drejtim duhet te kemi sundim te rendit dhe ligjit dhe partneriteti me Britaninë e Madhe është i rëndësisë substanciale për ardhmërinë e Kosovës”, tha kryetari i Odes.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)