Britania e Madhe vazhdon ta përkrah Kosovën
Prishtinë, 11 tetor - Ministri i Financave, Bedri Hamza, priti sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff, me të cilin biseduan për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
Ministri Hamza duke falënderuar Ambasadorin britanez për vizitën dhe bashkëpunimin, ai shfrytëzoj rastin për ta falënderuar popullin dhe shtetin britanez për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshëm që i ka dhënë Republikës së Kosovës, e në veçanti Ministrisë së Financave në zhvillimin ekonomik dhe financiar të shtetit .
Ai më tej e njoftoi ambasadorin për objektivat dhe aktivitetet e ministrisë, sidomos me progresin e në hartimin e buxhetit të Kosovës si dhe trendët pozitive të rritjes së të hyrave.
Ndërsa , Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff, duke falënderuar Ministrin Hamza për mikpritjen , ai shprehi gatishmërinë e Britanisë së Madhe për të vazhduar përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Me qëllim të lehtësimit së investimeve private, në këtë takim u diskutua edhe rreth përmbylljes së Marrëveshjes për eliminimin e tatimeve të dyfishta dhe mënjanimin e evazionit fiskal në një të ardhme të afërt. Kjo marrëveshje do të jetë një mjet juridik i fortë dhe i sigurt për të gjithë investuesit e Britanisë së Madhe që investojnë në Kosovë dhe anasjelltas.