Britania e Madhe rrezikon një krize të re financiare
Londër, 6 mars - Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mervyn King, paralajmëroi ditën e shtunë për rrezikun e një krize të re financiare në Mbretërinë e Bashkuar, duke kritikuar përfitimet afatshkurtra dhe bonuset e bankave, në një intervistë për "Daily Telegraph" të publikuar ditë e djeshme.
Pyetjes nëse mund të ndodhë një krizë tjetër financiare, ai iu përgjigj: "Po. Problemi ekziston akoma. Përpjekjet për rendiment vazhdojnë. Çrregullimet po bëhen gjithmonë e më të mëdha".
Ai kritikoi veçanërisht sjelljen e disa institucioneve bankare që përpiqen "të nxjerrin maksimumin e fitimit" shumë shpejt. Gjatë 25 viteve të fundit, bankat kanë vënë baste me paratë e njerëzve", shprehu keqardhjen ai.
Ai kundërshtoi gjithashtu bonuset. "Përse bankat duan të paguajnë bonuse? Përse ato jetojnë në një botë ku 'më të pasurit nuk mund të dështojnë' dhe ku shteti u jen në ndihmë atyre", theksoi ai.