19 Maj 2024

Britania e Madhe futet më shumë në recesion

Londër, 26 korrik - Britania e Madhe është zhytur më shumë në recesion me një rënie tjetër të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë, me 0,7 për qind, sipas një vlerësimi të parë të publikuar nga Zyra kombëtare e Statistikave (ONS).

Bëhet fjalë për muajin e tretë radhazi që Prodhimi i Brendshëm Bruto britanik regjistron rënie, një dobësim që është më shumë se parashikimet e analistëve të konsultuar nga Dow Jones që vendosën një nivel prej -0,3 për qind. Kjo është ulja më e madhe e PBB që prej tremujorit të parë të vitit 2009.

Katër sektorët kryesorë të ekonomisë janë kontraktuar mes tremujorit të parë dhe të dytë.

Ekonomia britanike ishte kontraktuar me 0,4 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2011 dhe me o,3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2012.

Në tre tremujorët e fundit, Prodhimi i Brendshëm Bruto është reduktuar me 1,4 për qind dhe 0,8 për qind në një vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)