05 Nëntor 2024

Britania do t'u japë fund rrogave të ulëta për miliona punëtorë

Londër, 1 tetor - Ministri britanik i Thesarit deklaroi një plan pesëvjeçar për ta bërë Mbretërinë e Bashkuar një ndër ekonomitë kryesore botërore dhe për t'i dhënë fund nivelit të ulët të rrogave për miliona punëtorë.

Niveli i pagesës për orë të katër milionë punëtorëve do të ngrihet në 12.9 dollarë amerikanë, duke bërë që ata të fitojnë sa dy të tretat e rrogës së mesme në Britani.

Ministri britanik i Financave Sajid Javid e shpalli këtë strategji për të nxitur zhvillimin e ekonomisë, pavarësisht si do të largohet vendi i tij nga BE-ja.

Ai u shpreh se Britania ka mbetur prapa shumë vendeve europiane në brezin e ardhshëm teknologjik, duke vënë në dukje se qeveria do të ndërtojë të ardhmen e vendit dhe do të sjellë një revolucion të ri infrastrukturor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)