Britania do të ruajë interesin bazë më të ulët në histori
Londër, 12 shkurt - Më 10 shkurt Banka Angleze, banka qendrore britanike, vendosi të ruajë normën bazë të interesit në 0.5 për qind, nivelin më e ulët në histori dhe njëkohësisht do të ruajë edhe përmasën e furnizimit të monedhave drejtëpërdrejt për tregun.
Sipas të dhënave të fundit nga qeveria britanike, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, ekonomia britanike u ul 0.5% në krahasim me tremujorin e tretë.
Kjo ishte ulja edhe një herë e ekonomisë së këtij vendi pas rimëkëmbjes së vazhdueshme gjatë një viti.
Qeveria mendon se ftohtësia dhe dëbora e madhe në dhjetor, stinën e blerjes me rastin e Ditës së Krishtlindjes, është shkaku kryesor i kësaj rënie të re.
Qysh nga marsi i vitit 2009, Banka Angleze ka ruajtur normën bazë të interesit në 0.5%.